SPAK i ka sekuestruar 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë cash mjekut të njohur në QSUT, Edvin Prifti, emri i të cilit përmendet në përgjimet që çuan në arrestimin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha.
Sasia e parave i është gjetur në banesë dhe në zyrën e tij.
SPAK e ka zbuluar rastësisht mjekun e njohur, pasi kishte vënë në përgjim sekretaren e gjykatës së Krujës, Manlela Mallkuçi, e cila u arrestua këtë të enjtë se bashkë me 10 persona të tjerë në atë gjykatë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
SPAK zbuloi se Mallkuçi fliste me mjekun Prifti për operacionin e nënës, për të cilin ai i kishte kërkuar para. Biseda u përgjua rastësisht nga SPAK.
Ndaj tij është vendosur mesa “Pezullim nga detyra” për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.