Sipas burimeve të Vizion Plus mësohet se SPAK, BKH dhe policia po ushtrojnë kontroll në një nga banesat e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.
Konkretisht kontrolli po bëhet në Hamallaj, në vilën që ka Ahmetaj me bashkëjetuesen e tij.
Gjatë kontrollit janë gjetur shuma eurosh, por akoma nuk dihet shuma totale.
Advertisement
Hetuesit kanë zbarkuar edhe në banesën e ish-bashkëshortes të ish-ministrit.
Kontrollet po kryhen me urdhër gjykate në kuadër të hetimeve për inceneratorët.
Advertisement