SPAK dërgon për gjykim Erzen Breçanit dhe të akuzuarit e tjerë, veprat penale që rëndojnë mbi të

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SPAK dërgon për gjykim Erzen Breçanit dhe të akuzuarit e tjerë, veprat penale që rëndojnë mbi të

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim dosjen ku është i përfshirë edhe ish-drejtuesi i policisë Erzen Breçani.

Ish-drejtuesi i policisë akuzohet se ka kryer veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim me djalin e tij Erlabi Breçani, si dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Ish-zëvendësdrejtori i policisë së Tiranës u arrestua në nëntor të 2023 me urdhër të SPAK ku përveç tij, ranë në pranga edhe Dedan Gjoni, ish-shefi i krimeve në komisariatin numër 6, Bujar Ajeti si dhe Besmir Murtati.

SPAK lëshoi 11 urdhër arreste, ku në kërkim janë djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata.

Advertisement

Lista e të akuzuarve:

  1. Ismail Zeneli, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 (dy herë) dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, vepra të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334/2 të Kodit Penal.
  2. Bujar Ajeti, akuzuar se ka kryer veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar  nga neni 278/1 i Kodit Penal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe armëve sportive”, parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.
  3. Adrian Cenaj (Dedja), akuzuar se ka kryer veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe  mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334/1 të Kodit Penal si dhe “Përkrahja e autorit të krimit”,  parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.
  4. Dedan Gjoni, me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Shef i Krimeve, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334/1 të Kodit Penal si dhe “Shpërdorimi i detyrës”,  parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
  5. Eralbi Breçani, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal si dhe veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim me të pandehurin Erzen Breçani, parashikuar nga neni 287/1/b/2 i Kodit Penal.
  6. Besmir Murtati, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të  strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
  7. Artan Sulejmani, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
  8. Albert Prenga, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1  të Kodit Penal.
  9. Bajram Grabova, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të  strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
  10. Jonida Babameto, me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, Oficere në Interpol Tirana, e cila akuzohet se ka kryer veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal.
  11. Erzen Breçani, akuzuar se ka kryer veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim me të pandehurin Erlabi Breçani, parashikuar nga neni 287/1/b/2 i Kodit Penal dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy