Ashtu siç edhe paralajmëroi, SPAK ankimon vendimin për lirimin e Alqi Bllakos nga qelia.
Të enjten e javës së kaluar me një vendim të papritur pas kërkesës së bërë nga ish deputeti dhe avokati I tij Sokol Hazizaj, Gjykata e Posaçme ndryshoi masën e sigurisë së ish deputetit socialist, nga arrest me burg në arrest shtëpie.
Advertisement
Ky verdikt, u pranua nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Bllako u arreatua më 1 prill të këtij viti, pas akuzave për përfshirjen e tij në aferën e inceneratorit të Fierit, kur mbante detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit.
Advertisement
Por për këtë aferë, ka shkuar pas hekurave edhe ish ministri i Mjedisit Lefter Koka.