Spaho rendit ‘gënjeshtrat’ e Bashës: Bëmat e tij të bëjnë ta përzësh nga dritarja e jo nga dera

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Spaho rendit ‘gënjeshtrat’ e Bashës: Bëmat e tij të bëjnë ta përzësh nga dritarja e jo nga dera

Deputeti i PD, Edmond Spaho ka renditur në një postim në rrjetet sociale ato qe ai i cilëson si gënjeshtra të kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spaho shkruan se bëmat e Bashës pas 13 Qershorit janë aq të mëdha saqë duhet përzënë nga dritarja e jo nga dera.

Mes të tjerash ai thekson se problemi i PD është kryetari i saj që nuk ka aftësitë, vullnetin dhe frymën për të fituar. Gjithashtu, Spaho nënvizon se, baza është ngritur në revoltë ndaj tij dhe se Basha duhet të ikë.

Postimi i plotë:

Advertisement

Mjafton te shohesh sa here na ka genjyer qe nga 13 Qershori per te kuptuar se kush duhet besuar:
1. Basha shpalli qe do dokumentoje masakren elektorale te 25 Prillit. Ne te vertete, 7 muaj pas zgjedhjeve, nuk kemi paraqitur asnje fakt serioz tek faktori nderkombetar. Jo se nuk ka por se Basha nuk do.
2. Shpalli qe kjo qeveri dhe ky parlament eshte ilegjitim dhe nuk do i njohe kurre. Sot ne parlament Basha po bashkepunon me Ramen per ndryshimet kushtetuese. Votoj te tuat po votove te miat.
3. Ndryshoi statutin ne Kuvend dhe sanksionoi qe cdo funksionar perfshire Nkryetaret, Sekretari Pergjithshem, Sekretaret funksionale zgjidhen me votim te fshehte me dy kandidatura. Te gjithe i emeroi vete me vetem nje kandidature.
4. Deklaroi qe ne vjeshte fillon beteja kunder rregjimit te Rames dhe oligarkise. Ne te vertete beteja filloi kunder PD, Berishes, FRPD, LDG dhe kujtdo tjeter qe i del kunder.
“Oligarket” qe i permendi me emer jane dy financuesit me te medhenj te PD qe kur Basha ka ardhur ne krye te saj.
5. U shpreh qe Berisha eshte i pafajshem. Kjo nuk e pengoi qe diten tjeter te dale e ta perjashtoje nga Grupi Parlamentar me vendim personal dhe ne kundershtim te plote me cdo percaktim statutor.
Mos u merrni se sa pale zgjedhje kemi humbur me te, perse braktisi reformen territoriale, reformen ne drejtesi, perse hyri ne cader, perse beri marreveshjen e 19 Majit, perse dogji mandatet, perse nuk mori pjese ne zgjedhjet lokale te 2019.
Mjaftojne bemat e tij pas 13 Qershorit te ketij viti qe ta perzesh nga dritarja dhe jo nga dera.
Nuk po bejme gare se cilin Berishe te besojme, megjithese krahasur me Berishen Basha nuk i qaset as te rreza e kembes. Berisha ka fituar kater here zgjedhjet e pergjitheshme kurse Basha ka humbur kater here ne kater pale zgjedhje qe na ka drejtuar.
Problemi i vertete nuk eshte ke Berishe te besojme sepse ai ka 30 vjet karriere solide dhe me rezultate si politikan, problemi eshte se ku do shkoje PD me nje drejtues qe nuk ka aftesite, deshiren, vullnetin dhe frymen per te fituar.
Prandaj ai duhet te ike. Prandaj baza eshte ngritur ne revolte ndaj tij kurse vete Basha nuk guxon te kaperceje prroin e Lanes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy