Spaho me fermerët në Sheqeras: 150 milionë euro investime çdo vit në bujqësi,do të rrisin mirëqenien ne fshat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Spaho me fermerët në Sheqeras: 150 milionë euro investime çdo vit në bujqësi,do të rrisin mirëqenien ne fshat

Në takim me fermerët dhe banorët e fshatit Sheqeras kordinatori politik Spaho tha se në 8 vite të qeverisjes Rama, fshati dhe bujqësia kanë qenë sektorët që kanë vuajtur më shumë. Për këte arsye, bujqësia është prioritet i qeverisë Basha për te nxjerrë fshatin nga varfëria.

 

“Me qeverinë e Lulzim Bashës, subvecnionet e përvitshme prej 100 milion euro, që do të shpërndahen në bazë të prodhimit, do të sjellin ulje të kostove dhe zhvillim të tregjeve të shitjes. Do të akordohen 50 milion euro për sistemin vaditës kullues dhe mekanikën bujqësore ” tha Spaho.

 

Advertisement

Ai tregoi edhe masat e tjera që do të nxisin zhvillimin e bujqësisë dhe do të ylin koston e prodhinit vendas.

 

“Do të ulim cmimin e energjisë dhe do të zgjerojmë fashën në 300 kilovat orë për të mbështetur familjet me pamundësi ekonomike. Lulzim Basha si kryeministër në vendimin e parë, do të ulë çmimin e karburantit me 240 lekë për çdo litër. Do të rriten pagat dhe pensionet 25 përqind dhe ndihmën ekonomike do ta dyfishojmë.”- tha Spaho.

 

Advertisement

Kandidati demokrat vuri në dukje se famiojet që do të çojnë fëmijët në shkollë të lartë do të ndihmohen nga shteti, siç do të ndihmohen dhe familjet e reja.

 

“Për cdo lindje fëmijësh familjet do të paguhen 30 mijë lekë ne muaj per 5 vjet në mënyrë që të nxiten lindjet dhe të shtohet popullsia. Nga ana tjetër edukimi dhe arsimimi i fëmijve në Universitet për familjet me të ardhura nën 640 mijë lek, do të përballohet nga shteti”- u shpreh Spaho.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy