Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të diskutohet këtë të premte për mandatin e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës Fredi Beleri.

Ky i fundit, i cili është dënuar meë dy vite burg nga Gjykata e Apelit është paraqitur në ambientet e KQZ, ku po merr pjesë në mbledhje. Ai është shoqëruar nga forcat e policisë së burgjeve nga burgu i Fierit ku dhe vuan dënimin.

Ka qenë vetë kërkesa e Belerit për të qenë i pranishëm në këtë mbledhje për të dhënë argumentet e tij dhe kërkesa u pranua dje nga Ilirjan Celibashi .

Heqja e mandatit të Fredi Belerit do t’i japë fund ngërçit në Bashkinë e Himarës, e cila prej më shumë se 1 viti po drejtohet nga kryetarë të komanduar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në rast se KQZ vendos për heqjen e mandatit të Belerit, do të jetë Presidenti Bajram Begaj që të shpallë datën e re të zgjedhjeve. Kreu i shtetit sipas Kodit Zgjedhor menjëherë pas njoftimit duhet të shpallë zgjedhjet e parakohshme jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga shpallja e vakancës.

Fredi Beleri u arrestua në flagrancë teksa bënte pazare për votat vetëm 2 ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit të 2023. Ai i fitoi zgjedhjet nga burgu me një diferencë të lehtë votash, më pak se 20 vota, por për shkak të arrestit nuk mundi të ulej asnjë ditë në karrigen e kryebashkiakut dhe as të bënte betimin. Mandatin vijoi ta mbante kryebashkiaku në detyrë Jorgo Goro deri më 23 mars, kur po ashtu u arrestua me urdhër të SPAK pas një kallëzimi që Fredi Beleri kishte bërë për të për pronat në Himarë. Më pas detyrën e drejtimit të bashkisë e mori përkohësisht Blerina Bala ndërsa aktualisht Himara drejtohet nga nënkryetari i Bashkisë Arqile Bollano./vizionplus.tv