Ditën e somte parlamenti do të votojë rezolutën për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Në mbledhjen e konferencës së kryetarëve, në emër të mazhorancës Bledi Çuçi ka shpjeguar se Partia Socialiste e ka vendosur prioritet luftën kundër korrupsionit për të përshpejtuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Por argumentet e socialistëve nuk kanë bindur kryetaren e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku,n e vetmja demokrate në mbledhje e cila ka abstenuar.

“Kur duan të luftojnë korrupsionin, pse kalon një javë më parë një ligj klientelist”, tha Tabaku.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Burime pranë demokratëve të drejtuar nga Sali Berisha sqarojnë se ata do të votojnë kundër rezolutës për thellimin e reformave për mirëqeverisjen dhe luftën kundër korrupsionit, pasi detyra e opozitës nuk është të japë këshilla për mirëqeverisjen për një mazhorancë që ata besojnë se e ka qeverisur keq vendin.

Sipas opozitës, korrupsioni po shkatërron Shqipërinë dhe  nuk luftohet me rezoluta  e komisione të përbashkëta.

Por  nëse opozita e ka vendosur të votojë kundër rezolutës; ende nuk ka një qëndrim të qartë nëse demokratët e drejtuar nga Sali Berisha do të bëhen apo jo pjesë e komisionit e posaçëm që do të ngrihet për të rishikuar ligjet në luftën kundër korrupsionit, por edhe ligjet e reformës në drejtësi. Çështja e komisionit mbetet ende pjesë e negociatave mes mazhorancës dhe opozitës në parlament.

Pak javë më parë kryeministri Edi Rama nga mbledhja e grupit parlamentar socialist lajmëroi se mazhoranca ka vendosur si prioritet luftën kundër korrupsionit. Për këtë qëllim parlamenti do të miratojë një rezolutë e më pas një komisioni i posaçëm parlamentar do të rishikojë të gjithë kuadrin ligjor që lidhet me luftën kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen; kur përfshihet edhe reforma në drejtësi./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";