Një sasi prej 38.400 vaksinash të kompanisë Astrazeneca mbërrijne sot gjate ditës në Shqiperi.
Ato jane pjesë e porosisë së bërë më heret nga vendi ynë në marreveshjen Covax.
Autoritetet bënë të ditur se këto doza do të shpërndahen kryesisht tek arsimtarët, që konsiderohen si një nga kategoritë më të rrezikuara nga koronavirusi.
Ndonese disa vende europiane kanë pezulluar këtë vaksinë per shkak të efekteve anësore, burimet zyrtare per Vizion Plus sqaruan se sasia që vjen ne vendin tone eshte e nje serie tjeter dhe jo ajo që ka sjellë probleme në Europe.
Në këto kushte, dozat e Astrazeneca-s që janë destinuar për në Shqiperi konsiderohen të sigurta dhe vlejne për të gjitha grupmoshat.
“38400 vaksina të AstraZeneca, të siguruara nga qeveria përmes parapagimit nëpërmjet mekanizmit #COVAX, mbërrijnë sot në Shqipëri dhe do të nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve
#ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Manastirliu ne twitter.