Sot Shqipëria luan kundër Çekisë, ja formacioni i kuqezinjve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot Shqipëria luan kundër Çekisë, ja formacioni i kuqezinjve

Mbrëmjen e kësaj të marte , kombëtarja shqiptare e futbollit do të luaje edhe provën e dytë miqësore të qershorit , këtë herë përballë Republikës ceke në Pragë.

 

Kjo ndeshja do të jetë prova e fundit për kuqezinjtë në pragë të kualifikuese të boterorit Katar 2022.

 

Advertisement

Trajneri Edi Reja duket se po bëhet gati për ndryshime në formacion, pasi thuajse  në çdo repart pritet lëvizjë.

 

Në seancën e fundit stërvitore, tekniku italian ka mbetur tek skema tradicionale e tij  3-5-2.

 

Advertisement

Pas performancës së mire ndaj Uellsit,  Gentian Selmani ka bindur  që edhe këtë miqësore porta të mbrohet nga ai.

 

Ndërkaq ndryshime ka në treshen e mbrojtjës me Ajetin dhe Veselin që do ndihmohen nga Berat Gjimshiti.

 

Advertisement

Në krahë do te jete sërish Doka në të djathtë ndërsa në të majtë në vend të Lenjanit do të luaj Trashi.

 

Sa i takon qëndrës së  mesfushës trajneri Reja kam provuar treshen Abrashi-Laci-Kallaku duke shpresuar që këtë herë të zgjedhurit e tij të krijojnë më shumë lojë.

 

Advertisement

Edhe në sulm ka ndryshime. Sulmuesi i Tiranës Taulant Seferi pritet të zbresë në fushë që nga minuta e parë ndërsa përkrahë tij do të jetë dhe sulmuesi shkodran Bekim Balaj.

 

Miqësorja Republika Ceke – Shqipëri do të luhet sot në orën 20:15 dhe do të jetë  ndeshja e fundit për këtë sezon ndërsa rikthehen në shtator për kualifikueset e botërorit Katar 2022 ndaj Polonisë ,Hungarisë dhe San Marino.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy