Sot seanca plenare në Kuvend/ 23 deputetë të opozitës janë të përjashtuar, ja çfarë pritet të ndodhë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot seanca plenare në Kuvend/ 23 deputetë të opozitës janë të përjashtuar, ja çfarë pritet të ndodhë

Në Kuvend sot do të zhvillohet seanca e radhës plenare në orën 17:00.

 

Sot do të mbahet seanca e cila u shty ditën e enjte, për shkak se opozita bllokoi vendet e ministrave dhe nuk lejoi zhvillimin normal, si një shenjë proteste kundër qeverisë.

 

Advertisement

Për këtë veprim të tyre, nga Kuvendi janë përjashtuar 23 deputetë të opozitës, ndërsa pritet të shihet nëse edhe sot do të ketë rezistencë të pakicës në Parlament.

 

Deputetët e opozitës do të kërkojnë kthimin e tyre në Kuvend pasi pushimi për 10 ditë nga seancat parlamentare ka përfunduar, por kjo gjë me shumë gjasa pritet të kundërshtohet nga mazhoranca e cila do t’i referohet Rregullores së Kuvendit, nenit 121/1 dhe konkretisht fjalisë së dytë të pikës 3 ku thuhet se: “Kur dita e fundit e një afati bie e shtunë, e diel ose një ditë feste zyrtare, afati mbaron në ditën e punës që vjen pas saj”.

 

Advertisement

Kujtojmë se seanca e shkuar parlamentare pati tensione. Opizta protestoi brenda parlamentit duke mos lejuar ministrta të futen në sallën e Kuvendit.

 

Ata kthyen përmbys karrigen e kryeministrit dhe zunë vendet e ministrave.

 

Advertisement

Kjo u quajt e pa pranushme nga ana e socialistëve të cilët kërkuan përjashtimin e deputetëve të opozitës.

 

Opozita hodhi akuza ndaj qeverisë duke e akuzuar për një sërë çështjesh.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy