Sot, radha e Partizanit dhe Vllaznisë të debutuar në Europë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot, radha e Partizanit dhe Vllaznisë të debutuar në Europë

Sot në mbrëmje është radha e Partizanit  dhe Vllaznisë për të luajtur ndeshjen e parë në Conference League. Të kuqte do të kënë një sfide të vështirë  përballë ekipit moldav të Sfintulit në  “Elbasan Arena.

 

Mungesa prej një viti në europë ka bërë që kryeqytasit të vijnë më të motivuar në këtë duel  duke shtuar në organikën e tyre dhe përforcime të reja si Herald Marku, Emiliano  Musta,  Gligorov, Shehi apo Rrapaj.

 

Advertisement

Sa i përket formacionit, tekniku Ilir Daja do të vijë me skemën e preferuar 4-3-3 , ku në portë është Hoxha , katërshja e mbrojtjes përbeht nga Gligorov, Shehi, Belica dhe Musta.Në mesfushë ka një balotazh mes Murataj dhe Kristi Kote ndërsa krtahë tyre Bardhi dhe Marku. Treshja e sulmit është e konfirmuar me Kardozo , Zhunior dhe Cara.

 

Nga ana tjetër edhe Vllaznia  do të luaj duelin e parë në Bosnje ndaj skuadrës së Shiroki Brijeg në orën 21:00. Kuqeblutë kanë  objektiv  vetëm fitoren pasi në rast të një kualifikimi të mundshëm të ardhurat financiare që klubet do të përfitonin janë mbreslënëse për një vend si Shqipëria.

 

Advertisement

Tekniku Tomas Brdaric ashtu e paralajmëroi edhe në konferencën për shtyp se do të aktivizojë që nga fillimi vetëm mbrojtësin e majtë Bulatoviç  nga afrimet  e verës ndërsa  Liridon Latifi dhe sulmuesi Gjurgjeviç mund të pwrfshihen në minutat e mbetura.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy