Sot protesta e katërt para bashkisë Tiranë, apeli policisë: Distancohuni nga çdo akt dhune!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot protesta e katërt para bashkisë Tiranë, apeli policisë:  Distancohuni  nga çdo akt dhune!

Sot, 26 prill, do të zhvillohet protesta e radhës e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para bashkisë Tiranë.

Protesta e cila pritet të nisë në orën 10:00 do të jetë protesta e katërt që zhvillohet para bashkisë Tiranë.

Tubimi bëhet lidhur me dosjen “5D”, ku SPAK nisi hetimet për disa ish-zyrtarë dhe drejtorë të cilit kishin abuzuar me postin e tyre.

Ndërkaq Policia e Shtetit ka marrë masat edhe sot për të garantuar rendin publik, sigurinë dhe mbarëvajtjen e pritestës.

Advertisement

Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se sot në orën 09:45 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Për këtë arsye policia sugjeron  që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjatë dy tubimeve të fundit, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore. Policia u bën thirrje organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime të respektojnë ligjin dhe të distancohen nga çdo akt dhune. Cenimi i rendit e sigurisë publike dhe rrezikimi i shëndetit e jetës së punonjësve të policisë përbëjnë shkelje të ligjit dhe Policia e Shtetit do të veprojë gjithnjë me profesionalizëm”, thuhet në njoftimin e policisë./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy