Sot pasdite mbërrijnë 300 afganët e parë, do strehohen në “Qytetin Studenti”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot pasdite mbërrijnë 300 afganët e parë, do strehohen në “Qytetin Studenti”

Sot pasdite mbërrijnë në aeroportin e Rinasit grupi i pare i afganeve që janë evakuuar nga Kabuli.

Janë rreth 300 qytetare të Afganistanit të cilet kane qënë bashkepunetore të Shteteve të Bashkuara të Amerikes dhe do të strehohen përkohesisht në vendin tonë.

Ky grup do të vendoset në Tirane, dhe godinat në qytetin Studenti janë opsioni i parë për strehimin e tyre.

Shqiperia dhe Kosova jane dy prej vendeve qe kanë pranuar kerkesen e Shteteve të Bashkuara të Amerikes per te marre disa qindra afgane te cilet kane bashkepunuar me SHBA dhe NATO-n gjate luftes 20 vjecare.

Advertisement

Vete kryeministri Rama ka deklaruar  se është nder dhe detyrë që shqiperia të strehojë afganët, pasi populli yne e di shumë mirë se si është që të jetosh nën diktaturë.

Vendimi i qeverise për të hapur kufijte për afganet që deshirojne të largohen nga Kabuli, ka bashkuar klasen politike eë Shqiperi pasi ai eshte mbeshtetur edhe nga lideri i opozites  Basha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy