Sot nata finale e “Këngë Moj”/ Vizion Plus sjell gjatë verës maratonën e këngës shqiptare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot nata finale e “Këngë Moj”/ Vizion Plus sjell gjatë verës maratonën e këngës shqiptare

Pas një rrugëtimi disa mujor, “Këngë Moj” ndalet sonte në mbrëmje në stacionin e fundit për këtë sezon. Yjet e muzikës shqiptare dhe universi i pafund i këngës u shndërruan në kryefjalën e mbrëmjeve të së martës në Vizion Plus.

Një format i suksesshëm si në nivelin artistik ashtu edhe përsa i përket audiencës e cila për javë me radhë përmes Vizion Plus, brenda dhe jashtë Shqipërisë, ndoqi dhe komentoi në çdo moment këtë superproduksion, që solli në ekran këngën shqiptare dhe artistët më të mirë të saj.

Me firmën e Pandi dhe Bledi Laços dhe drejtimin muzikor të Adi Hilës, “Këngë Moj” risolli perlat e muzikës shqiptare, një risi për vetë tregun mediatik,  jo vetëm për faktin e mungesës së një formati të mirëfilltë muzikor gjatë kësaj kohe, por edhe si asnjë të tillë të ngjashëm të prodhuar në historinë e televizioneve.

Nën drejtimin e Altin Llakaj, orkestra që performoi live, një ndër elementët më të spikatur të këtij spektakli, i dha ngjyra e një gjallëri të veçantë mbrëmjeve të së martës në Vizion Plus

Advertisement

“Këngë Moj”, përfundon sonte këtu, por vera do të vijojë të jetë shpërthyese në ekranin e Vizion Plus, pasi në gjysmën e dytë të muajit Korrik krahas formateve të tjera, ju propozon një tjetër superproduksion siç është maratona e “Këngë Moj” e cila rikthehet pas një mungese në ekranet shqiptare.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy