Edhe për ditën e diel përsëri do të ketë ndikim të masave ajrore të qendrueshme, por në mesditë në ekstremin verior të vendit do të ketë zhvillim vranësirash.
Këto në zonën e alpeve do të pasohen nga shi i përkohshëm. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut 1-8m/s, dhe në mesditë në bregdet deri 12m/sek.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3 ballë.
Temperaturat parashikohet të pësojnë rritje nga 12 deri në 32° Celcius.
Në veri të rajonit të Ballkanit do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqendrueshmëtë cilat në brigjet veriore të Adriatikut ,Serbi, Mal të Zi do të sjellin mot me reshje, si dhe shtrëngata shiu e breshëri. Në pjesën tjetër të rajonit, mot me kthjellime e vranësira, si dhe temperatura të larta.
Në perëndim të Europës do të ketë ndikim të motit të qendrueshëm.