Një atentat me armë zjarri i është bërë këtë të martë në Vlorë ish anëtarit të bandës së tritolit, Marjon Mitro.

Ai u qëllua nga një makinë në lëvizje pranë lagjes “29 nëntori”. Nga të shtënat, 49-vjeçari mbeti i plagosur ndërsa autorët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja.

Mitro u paraqit vet në spital për ndihmë mjekësore ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja dyshohet të ketë ardhur si rrjedhojë e të shkuarës kriminale të 49-vjeçarit. Marjon Mitro ka qenë pjesë e dosjes së “bandes se tritolit” që drejtohej nga vrasësi me pagesë Julian Sinanaj. Ai u dënua nga gjykata me 19 vite burg pasi dyshohet se ka porositur atentatin e mbetur në tentativë ndaj ish-prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

49-vjeçari Marjon Mitro u arrestua më 27 janar të vitit 2014, ndërsa u lirua nga burgu një vit më parë në rrethana ende të paqarta.

Ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë me qëllim identifikimin e autorëve, ndërsa ka gjetur një makinë të djegur në aksin rrugor Vlorë-Selenicë. Automjeti dyshohet se i përket autorëve.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";