Nga dita e sotme, ora policore shtyhet me 60 minuta. Ky vendim i Komitetit Teknik të Ekspertëve i datës 27 maj do të lejojë lëvizjen e qytetarëve deri në orën 24 të mbrëmjes, si dhe funksionimin e bareve dhe restoranteve.
Gjithashtu, referuar këtij vendimi, lejohen teatrot dhe pjesëmarrja në aktivitete sportive, por në 30% të kapaciteteve të tyre.
Advertisement
Ky vendim hyn në fuqi në një kohë kur kemi raste sporadike të të infektuarve dhe vetëm një pacient të shtruar në spitalin Infektiv.
Advertisement