
Komiteti Teknik pritet të mblidhet sot për të shqyrtuar lehtësimin e masave anti-Covid.
Anëtarët e Komitetit në daljet e tyre mediatike ditët e fundit kanë paralajmëruar një zbutje të masave.
Ndër ato më të rëndësishmet, pritet të jetë heqja e maskës në ambjentet publike.
Pritet që maska të jetë e detyrueshme për tu mbajtur vetëm në ambjente të mbyllura.
Po ashtu pritet që të ketë një ndryshim të rëndësishëm edhe sa I takon orës policore.
Njeri variant është që të hiqet krejtësishto ora policore për qytetarët dhe të mbetet në fuqi vetëm pra policore për bizneset, locale dhe restorante nga ora 24:00 deri në 06:00.
Varianti tjetër është që ora policore të jetë e njëjtë për individe dhe biznese, por me një ndryshim në raport me aktualisht, shtyrjen e orës policore nga 24:00 deri në 06:00, ndërsa tani është 22:00 deri në 06:00.
Javët e fundit Shqipëria paraqet një situatë shumë të mirë nga Covid. Madje një ditë më parë nuk u regjistrua asnjë viktime, pas më shumë se 8 muajsh.