Sot hapet aksi Thumanë-Kashar, Rama: Ky investim i shërben zhvillimit të turizmit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot hapet aksi Thumanë-Kashar, Rama: Ky investim i shërben zhvillimit të turizmit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga aksi Thumanë-Kashar, punimet e të cilit kanë përfunduar dhe prej orës 19:00 të kësaj të diele, bëhet i aksesueshëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky investim i shërben zhvillimit të mëtejshëm të turizmit.

Mirëmëngjes dhe me këtë fluturim mbi Thumanë-Kashar për të shijuar atë që është ndërtuar në tokë, një aks rrugor që na shërben të gjithëve dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit duke qenë i aksesueshëm për të gjithë nga sot prej orës 19:00, ju uroj të diel të mbarë”, shkruan Rama në Facebook./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy