Vazhdon të jetë I lartë numri I personave ditore që preken nga Covid në vendin tonë.
Ministria bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë infektuar edhe 629 persona të tjerë nga 4249 testime që janë bërë në total.
Më poshtë jepet edhe shpërndarja gjeografike e rasteve sipas bashkive:
269 në Tiranë, 41 në Fier, 34 në Durrës, 27 në Vlorë, nga 26 qytetarë në Kamëz, Elbasan, 21 në Korçë, 15 në Shkodër, nga 13 qytetarë në Gjirokastër, Lushnje, nga 12 qytetarë në Berat, Patos, 10 në Mallakastër, nga 9 qytetarë në Sarandë, Vorë, Lezhë, 8 në Gramsh, 6 në Himarë, nga 5 qytetarë në Kukës, Krujë, Bulqizë, Tepelenë, Pogradec, 4 në Tropojë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Kuçvë, Peqin, nga 2 qytetarë në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Devoll, Përmet, Konispol, Delvinë, Divjakë, Mat, Kavajë, Vau i Dejës, nga 1 qytetar në Has, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Roskovec, Dropull, Memaliaj, Belsh, Librazhd.
Aktualisht janë 6907 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 7 qytetarë: një qytetare nga Saranda 27 vjeçe, katër qytetarë nga Tirana të moshave 44-80 vjeç, një qytetar nga Librazhdi 62 vjeç, një qytetare nga Berati 82 vjeçe.
Janë shëruar 441 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,475 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (23 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 629
Të shëruar në 24 orë 441
Të shtruar në spitale 153
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 4249
Testime totale 1,280,641
Raste pozitive 181,252
Raste të shëruara 171,475
Raste Aktive 6907
Humbje jete 2,870
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3420
Fier 869
Durrës 746
Shkodër 466
Elbasan 277
Gjirokastër 209
Korçë 204
Berat 175
Lezhë 173
Vlorë 158
Kukës 136
Dibër 74