Kriza në Ukrainë mund të shënojë fillimin e luftës së tretë botërore. Ky paralajmërim vjen nga miliarderi George Soros, i cili gjatë fjalimit e tij në forumin ekonomik në Davos nënvizoi se bota duhet të “mposhtë” presidentin rus, Vladimir Putin për të ruajtur qytetërimin.
GEORGE SOROS
“Pushtimi i Ukrainës mund të jetë fillimi i Luftës së Tretë Botërore dhe qytetërimi ynë mund të mos i mbijetojë asaj. Mënyra më e mirë dhe ndoshta e vetmja për të ruajtur qytetërimin tonë është të mposhtim Putinin sa më shpejt të jetë e mundur. Sa më i dobët paraqitet Putini, aq më i paparashikueshëm bëhet.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Sipas Soros, aktualisht Kina dhe Rusia mbeten kërcënimi më i madh i shoqërisë.
GEORGE SOROS
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Regjimet autoritare janë tani në rritje dhe shoqëritë e hapura janë nën kërcënim. Sot Kina dhe Rusia paraqesin kërcënimin më të madh për shoqërinë e hapur. Teknologjia dixhitale, veçanërisht inteligjenca artificiale, e ka ndihmuar Kinën të mbledhë të dhëna personale për mbikëqyrjen dhe kontrollin e qytetarëve të saj në mënyrë më agresive se kurrë më parë.”
Soros po ashtu përgëzoi Ukrainën për rezistencën që ka treguar gjatë luftës.