Ish-ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca e konsideroi historik vendimin për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare mes Shqiperisë dhe BE-së.
Soreca shkruan se është i lumtur për Shqiperinë dhe sidomos për popullin shqiptarë.
Advertisement
‘Sot është një moment historik për Shqipërinë dhe për BE! Më në fund ka ardhur koha që Shqipëria të ecë përpara në rrugën e saj drejt bërjes një Shtet Anëtar i BE-së. Shumë të lumtur për të gjithë njerëzit në Shqipëri dhe miqtë që e shohin Europën si destinacionin e tyre natyror. E ardhmja është së bashku!’- shkruan Soreca.