Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca i ka dorëzuar sot zyrtarisht kryeministrit Edi Rama, Progres-Raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë.

Soreca theksoi se raporti konfirmon se “Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe se konferenca e parë ndërqeveritare duhet të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur, para mbarimit të vitit. Shtyrjet apo vonesat do të kenë një ndikim negativ për besueshmërinë e BE.”

Po ashtu Soreca theksoi se Shqipëria ka bërë përparim sa i takon sundimit të ligjit, duke theksuar në veçanti Reformën në Drejtësi dhe Vettingun.

“Janë dhënë merita Shqipërisë aty ku i takojnë meritat dhe janë vërejtur ato ku duhet bërë më shumë punë. Shqipëria ka bërë përparim në reformat që lidhen me BE. Raporti përcakton se Shqipëria i ka përmbushur kushtet që i ka caktuar Këshilli. Ne theksojmë se Konferenca e parë duhet të mbahet sa më shpejt, deri ën fund të këtij viti.
Në fushën e sundimit të ligjit raporti tregon se rezultatet konkrete ka pasur. Shqipëria ka bërë përparim në luftën kundër korrupsionit, duke krijuar trupa të reja në zbatimin e ligjit. Ka marrë pjesë aktive dhe në operacione ndërkombëtare. Kjo punë duhet të vijojë, duhet një bilanc i zbatimit të ligjit. Në Raport thuhet se Shqipëria është 100% në përputhje me politikën e jashtme të BE.
Po ashtu, më lejoni që të flasë për një cështje që ka shqetësime dhe duhet shprehur. Një prej tyre është liria e fjalës, e lirisë s shprehjes. Fushata baltosje dhe veprime kundër gazetarëve nuk duhet të vazhdojnë. Duhet pasur pavarësi në rregullatorin e medias. Vetërregullimi i mediave online duhet të sigurohet. Parlamenti dhe Qeveria duhet të angazhohen për ndryshime në ligjin e medias, në përputhje me legjislacionin e BE.
Një tjetër çështje është ajo që lidhet me pakicat. Ne po e ndjekim këtë.
Komisioni është i mendimit që ka ardhur koha tashmë për të patur Konferencën e parë ndërqeveritare para fundit të vitit”, u shpreh Soreca.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";