Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca është infektuar me koronavirus. Lajmin e dha vetë diplomati përmes një postimi të shpërndarë në “Twitter”.
Soreca sqaroi se është vetëizoluar dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
“Sot rezultova pozitiv me COVID19, pas marrjes së testit. Jam mirë me shëndet; po ashtu edhe familja ime. Jam vetëizoluar në shtëpinë time, nga ku do të vazhdoj të ndjek nga afër punët e përditshme. Kujdesuni për veten dhe qëndroni të sigurt”, shkruan Soreca.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";