Dy ditë më parë, gazetarja dhe opinionistja e Ferma VIP, Sonila Meço humbi babain. Lajmin e trishtë e dha moderatorja Fjoralba Ponari LIVE në Ferma VIP e më pas gazetarja ndau ndjesitë e saj në një postim në rrjetet sociale,
Së fundmi, Sonila Meço ka bërë një tjetër postim ku mes dhimbjes falenderon të gjithë për mesazhet e ngushëllimit.
“Dhembka fort shuarja e babit dhe lamtumira e fundit të pikoka acid në stomak.
Ju jam mirënjohëse me shpirt për çdo ngushëllim e fjalë zemre për Gjyshi Tomin e shtenjtë që sot e përcollëm në banesën e fundit teksa shpirti i ka nisur flutirimin e paqtë”, shkruan Sonila teksa njofton miqtë për vizita e ngushëllime./vizionplus.tb
Advertisement