Parlamenti grek me shumicë votash ka miratuar projekt-ligjin për zgjerim me 12 milje në detin Jon.

284 deputetë votuan pro projekt-ligjit që tashmë i jep Greqisë 13 mijë metra katrorë territor më shumë, ose një zgjerim em rreth 10% të totalit që ka.

Me votën e 284 deputetëve, ligji jep dritën jeshile për zgjerimin e ujërave territoriale në Kretë dhe zona të tjera “në kohë dhe në kushte”, siç tha kryeministri, “që qeveria zgjedh

Pikërisht zgjerimi i ujërave detare në Jon bashkoi dy partitë më me peshë në Greqi, Demokracinë e Re që përbën mazhorancën dhe Syriza e opozitës drejtuar nga Tsipras.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky është vetëm hapi i parë i Greqisë, pasi tashmë mbetet çështja e zgjerimit të ujërave territorialë me Shqipërinë që do të zgjidhet me një dakordësi paraprake për ta çuar çështjen në një Gjykatë Ndërkombëtare.

Votën pro ligjit e dhanë edhe pesë parti opozitare duke dërguar, sipas vëzhguesve politikë, një mesazh të solidaritetit kombëtar.