58 janë të përzgjedhurit nga të gjithë ata që aplikuan në “deputeti qe duam”, platforma e socialistëve për të afruar në partinë e tyre sa më shumë të rinj.
58 kandidatët fillimisht do t’i nënshtrohen një trajnimi, kryesisht në fushën e komunikimit në publik.
Advertisement
Në përfundim të trajnimit një javor, më të vlerësuarit do të jenë kandidatët për deputetë në 12 qarqet e vendit.
Kryeministri Rama i cili ishte në një komunikim online vlerësoi te ta ambicien e shprehur shumë mirë përmes materialeve filmike për t’u bërë pjesë e ps-së.
Advertisement
Përtej rezultatit të trajnimit, ku jo të 58-të do të përfshihen në listat e kandidatëve për deputetë, Rama tha se edhe në mandatin e tretë qëllimi është punësimi i të rinjve në të gjitha nivelet qeverisëse.