Socialistët të vendosur për shkarkimin e Metës, parlamenti nis proçedurat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Socialistët të vendosur për shkarkimin e Metës, parlamenti nis proçedurat

Çështja e shkarkimit të presidentit të republikës Ilir Meta ka çelur seancën e parë të parlamentit pas zgjedhjeve të 25 prillit. Nënkryetarja  e kuvendit Vasilika Hysi ka njoftuar deputetët për nismën e socialistëve për shkarkimin e Ilir Metës.

Sipas rregullores së kuvendit, nga ky moment kërkesa e socialistëve do të shqyrtohet nga komisioni i ligjeve i cili harton një raport për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin  e kryetarit të shtetit. Më pas i takon seancës plenare që të miratojë ose jo ngritjen e këtij komisioni. Të gjitha këto procedura duhet të kryhen deri ditën e diel, pasi ligji për ngritjen e komisioneve hetimore e ndalon ngritjen e tyre 4 muaj para përfundimit të mandatit të parlamentit.

 

Për këtë arsye socialistët kanë vendosur të thërrasin parlamentin ditën e premte dhe në rendin e ditës është parashikuar vendimi për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Meta.

Advertisement

 

Gjatë dy viteve të fundit mazhoranca socialiste ka treguar se nuk ka asnjë problem për të arritur shumicën prej 94 votash që nevojiten për shkarkimin e kryetarit të shtetit pasi opozita parlamentare ka mbështetur çdo nisëm kundër Ilir metës.

 

Vendimi për shkarkimin ose jo të presidentit të republikës pritet të jetë një prej votimeve të fundit për 80 deputetë; 37 nga ps dhe 43 nga opozita të cilët nuk u zgjodhën në 25 prill.

Advertisement

 

Por deri në shtator kur mbaron mandati i kësaj legjislature për 4 muaj deputetë do të jenë edhe dy politikanë të rinj; Gentiana Cakrani dhe Gledis Celiku të cilët do të zënë respektivisht vendimin e Bashkim Finos që u nda nga jeta pak javë më parë dhe të Tom Doshit i cili dha dorëheqjen.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy