Në ditën kur feston 30 vjetorin, Partia Socialiste ka vendosur të mbledhe Kongresin, organinin e saj më të rëndësishëm.
Socialistët do ta zhvillojmë këtë takim pasditen e kësaj të shtune në stadiumin “Air Albania”. Kryeministri Edi Rama do t’i tregojë të tijëve dhe qytetarëve, si ata që e votuan dhe jo, synimet e qeverisjes së tij për katër vitet e ardhshme.
Kongresi do të ketë edhe një pikë thelbësore për vetë socialistët, ri-organizimi i Partisë, pasi kjo e fundit t’i nënshtrohet një analize në detaje të rezultatit që prodhoi 25 Prilli.
Nga 15 Qershori deri në 15 Janarin e 2022, drejtuesit lokal e qendror, nga ai me përgjegjësinë më të vogël e deri të ai me më të madhe do të skanohen për objektivat e përmbushur apo të papërmbushur në votën e 25 Prillit.