Ditën e djeshme gjeneral Bajram Begaj është propozuar nga Partia Socialiste si kandidat për President.
Në orën 10.00 grupi parlamentar i PS do të nisë mbledhjen e firmave, për propozimin zyrtar të Bajram Begaj, të cilat duhet të jenë jo më pak se 20-të, për t’i dërguar më pas në Kuvend.
Advertisement
Sot është raundi i katërt për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, dhe mundësitë janë që Begaj të marrë 71 votat e nevojshme për zgjedhjen në postin e rëndësishëm.
Aktualisht ai mban detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Advertisement