![Socialistët europianë urojnë Edi Ramën: Qeveria po udhëheq reformat integruese](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/04/Sergei-Stanishev2.jpg_1966803903-739x400.jpg)
Sergei Stanishev, presidenti i partisë socialiste europiane, i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ku i shpreh urimet për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit.
Stanishev e ka konsideruar një arritje organizimin sipas tij të zgjedhjeve të lira, të drejta e gjithëpërfshirëse.
Advertisement
Sipas presidentin të partisë socialiste europiane, qeveria nën drejtimin e Edi Ramës ka ndjekur reformat e nevojshme që shqipëria të vazhdojë rrugën për të qenë pjesë e Bashkimit Europian.
“Ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim dhe do të bëjmë më të mirën për të nxitur fillimin e konferencës ndërqeveritare” përmbyll letrën Stanishev.
Advertisement