“S’na presin ditë të mira pas fitores së Biden!” Vuçiç: Me shqiptarët është e vështirë të diskutosh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“S’na presin ditë të mira pas fitores së Biden!” Vuçiç: Me shqiptarët është e vështirë të diskutosh

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e tij se nuk do të ketë njohje të Kosovës deri në zgjedhjet e vitit 2022!

Në një intervistë për “Veçernje Novosti” ai deklaron: “Nuk e di se çfarë do të duhej të ndodhte që kjo të ndryshonte. Ne kemi dhënë gjithçka nga vetja.

Kemi bërë një politikë të mençur, i kemi ruajtur serbët nga konfliktet. Duke mos bërë heroin, ne kemi ruajtur jetët e serbëve në Kosovë.

Kemi investuar në qëndrimin e tyre. I njoh 1000 njerëz që do të dëshironin konflikt për arsye të panumërta, por kur i pyes po nëse vëllai yt do të kthehej në arkivol, atëherë mendojnë ndryshe”, ka thënë Vuçiç.

Advertisement

Presidenti serb është ndalur edhe në çështjen e Kosovës, duke u shprehur se me shqiptarët është e vështirë të diskutohet sepse nuk i mbajnë premtimet dhe i ndryshojnë qëndrimet.

Po ashtu ka thënë se pret që për Serbinë të rritet presioni pas fitores së demokratit Joe Biden në zgjedhjet në SHBA.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy