Edhe pse fituesit e zgjedhjeve në Bullgari janë zotuar se do të mbajë një qëndrim edhe më të ashpër ndaj anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut, Sllovenia, e cila mban edhe presidencën e BE-së dhe Austria janë të bindura se Shkupi dhe Tirana do të mund të bëjnë hapa përpara në tetor.

Presidenti slloven Borut Pahor shfaqi shpresë se deri më tetor, kur Sllovenia të presë samitin e liderëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, mund të arrihet kompromis, i cili do ta hapë derën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

“Të gjithë e kuptojmë sa i ndërlikuar është ky proces. Theks i veçantë i është vënë arritjes së një kompromisi, i cili duhet të pranohet nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria. Ky është një prej rezultateve të rralla të matshme të presidencës sllovene. Nëse kemi sukses në këtë proces, gjë që nuk do të jetë e thjeshtë, atëherë mund të themi se kemi bërë shumë për zgjerimin e BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi do ta përforcojmë besimin në BE, i cili paraprakisht i premtoi Maqedonisë së Veriut se nëse i plotëson të gjitha kushtet lidhur do të marrë “dritë jeshile” për vazhdimin e negociatave”, deklaroi presidenti slloven pas takimit me homologët e tij nga Kroacia, Zoran Millanoviç dhe atë austriak Aleksandër Va nder Belen.

Presidenti kroat theksoi se “Maqedonisë së Veriut nuk duhet t’i vihen kushte të pamundura, të cilat hyjnë në çështjet kombëtare të kombit”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Patëm zgjedhje në Bullgari, shpresoj se kjo do ta lehtësojë situatën dhe se kandidatit të ri dhe pak më të dobët ekonomik Maqedonisë së Veriut, nuk do t’i shtohen probleme dhe t’i vihen kushte të cilat janë të pamundura”, shtoi Millanoviç.

Presidenti slloven sqaroi se zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është çështje shumë e rëndësishme gjeopolitike dhe ka nevojë për rezultate konkrete përpara se, “disa lojtarë të tjerë të hyjnë në këtë hapësirë të Europës jugperëndimore”.

Të njëjtën gjë e konfirmoi edhe presidenti austriak, Van der Belen, thekuar se Ballkani është çështje e rëndësishme për Austrinë

Belen tha se e kupton zhgënjimin e qytetarëve gjatë muajve të kaluar, por premtoi se vendi i tij do të përkrahte Slloveninë për mbajtjen sa më parë të konferencës ndërqeveritare me të dyja vendet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne ju përkrahim dhe ju inkurajojmë dhe do të vazhdojë të ofrojë ndihmë në të gjitha mënyrat e mundshme,”, tha ai.