“Skifteri” laçjan në aksion/ I gjenden 55 ora, 18 unaza dhe 20 byzylykë dore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Skifteri” laçjan në aksion/ I gjenden 55 ora, 18 unaza dhe 20 byzylykë dore

Një 30 vjecar nga Kurbini është arrestuar pasi akuzohet se ka kryer një sërë vjedhjesh, kryesisht të bizhuterive dhe aksesoreve me vlerë.

Prej disa muajsh policia dhe Prokuroria e Kurbinit vëzhgonin, 30 vjecarin derisa e kanë prangosur në kuadër të operacionit të koduar “Aksesoret”.

30-vjeçari  me iniciale B.N, banues në Kurbin ushtronte veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së banesave në disa vende të BE-së, ku edhe ishte arrestuar më herët.

Këtij shtetasi, gjatë kontrollit të banesës, në kuadër të procedimit penal, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 krehra pistolete me fishekë, municion luftarak, 55 ora të markave të ndryshme, 18 unaza, 20 byzylykë dore, varëse, për të cilat nuk dispononte asnjë dokumentacion apo faturë blerjeje, të dyshuara si produkte të veprimtarisë kriminale jashtë vendit në fushën e vjedhjes së banesave.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy