Doktori Skerdi Faria ishte i ftuari i mbrëmjes në emisionin “Albano Show” në Vizion Plus, ku ka ndarë për publikun më shumë detaje nga puna e tij e përditshme.
Doktor Skerdi, i pyetur nga Albano se kush nga personazhet e famshën duhet të bëjë ndërhyrje, ai tha se asnjë shqiptare që del në ekran nuk ka ngelur pa bërë ndërhyrje, teksa shtoi se këngëtarja italiane Alissa ka nevojë për operacion plastik.
Skerdi më tej tregoi se vajzat shkojnë më shumë për të bërë operacion hundën, ndërsa djemtë për të mbjellë flokët.
Pjesë nga intervista:
-Pse kanë tendencën që bëjnë ndërhyrje të gjejnë justifikim?
Nuk janë të gjithë. Njeriu nuk thotë gjithmonë të vërtetën. Nëse do ishte ashtu, do ishte shumë e bukur. Bota është mbrapsht. Edhe njerëzit, kur duan të bëjnë një gjë gjejnë një justifikim ndaj vetes së vet dhe pastaj ndaj të tjerëve.
-Pse iu thërrasin me emrin e profesionit në rrugë?
Pyete Dorën si më thirri, Skerdi më tha. Mua më thërrasin Skerdi dhe është normale. Ata që më thërrasin doktor, e marr për respekt. Siç thërrasin edhe avokatët. Është më mirë kur ty të thërrasin Albano e mua Skerdi, na japin vlerë si njerëz, dhe jo për shkak të profesionit që kemi.
-Ty të quajnë doktori i Vip-ave. Lista që ke bërë, na thuaj 2-3 emra që duhet të bëjnë ndërhyrje
-Nuk e ndjek shumë ekranin dhe smë vjen ndërmend ndonjë e pabërë. Nuk di kujt ti referohem. Po marr një këngëtare italiane, Alissa. Operacionet janë diçka personale. Është çështje shijesh.
-Kur i vë në narkozë, ajo do rregullojë gjoksin dhe jeni vetëm ti dhe ajo…
Po ku ndodh që në sallën e operacionit të jetë vetëm një person. Janë 7 njerëz që merren me një njeri.
-Kush është ndërhyrja më e shpeshtë?
Hunda, ndërsa meshkujt kanë flokët
-Mendova se do ishte ndonjë gjë tjetër…
Na e kanë menduar edhe atë, por nuk e bëjmë. Atë të femrave e bëjmë, por atë nuk e zmadhon dot por vetëm e zvogëlon./vizionplus.tv