Skënderbeu mund të përfitojë nga amnistia e UEFA-s për të hequr dënimin në Europë.
Vendimi për t’u përjashtuar 10 vite nga kompeticionet europiane dhe 1 milion euro gjobë la një shije të hidhur tek futbolli shqiptar, megjithatë duket se tanimë ka dritë në fund të tunelit.
Tekniku Migen Memelli e ka konfirmuar diçka të tillë, ndërsa la të hapur mundësinë e një amnistie në vitet në vazhdim, që do të ishte arritja më e madhe për korçarët.
MIGEN MEMELLI
TRAJNER I SKENDERBEUT
” Pa diskutim që është një lajm i mirë për klubin , për tifozët. Kanë kaluar 5 vite nga ai dënim. Kemi shpresa se çdo gjë mund të ndryshojë me anë të një amistie që UEFA të na e uli nga 5 vite që na kanë mbetur në dy”
Më tej numri një i pankinës së Skënderbeut është ndalur tek pragndeshja me Vllazninë, takim i cili edhe për Memellin është i vështirë përballë një kundërshtari që të imponon lojë.
MIGEN MEMELLI
TRAJNER I SKENDERBEUT
Advertisement” Asnjë ndeshje nuk është si të tjerat. Vllaznia është një kundërshtar i fortë por jo i pa kalueshëm për ne. Besoj tek djemtë e mi. Do shoh dhe stërvitjen sot dhe më vonë do të vendos për formacionin që do të startojë. Futbollistët që do të jenë në fushë, jam i bindur që do të japin më të mirë. ”
Në tre javë kampionat, korçarët kanë vetëm dy pikë të marra mes dy barazimesh dhe një humbjeje. Skënderbeu luan ndaj kuqebluve shkodranë të shtunën në Korçë, takim ky, i vlefshëm për javën e katërt të kategorisë Superiore.