“S’kemi pasur asnjë propozim nga PD për numër mandatesh”/ Caka: Basha dhe Rama kishin plan për të izoluar LSI

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“S’kemi pasur asnjë propozim nga PD për numër mandatesh”/ Caka: Basha dhe Rama kishin plan për të izoluar LSI

Anëtarja e kryesisë së LSI-së, Silva Caka tha se PD nuk ka bërë asnjë propozim zyrtar që të dilte me një listë të përbashkët me LSI-në, apo që t’i ofroheshin një numër i caktuar mandatesh.

“Të gënjësh është një gjë e shëmtuar, nuk ka asnjë gjë të vërtetë, asnjë gjë të bazuar në atë pretendim për aq kohë sa s’ ka një korespondent zyrtar mes LSI dhe PD. Nëse i ofroheshin 15 vende të sigurta përse LSI do të duhet të refuzonte? Nuk ka pasur asnjëherë një bisdesë qoftë edhe informale. Nuk është artikuluar asnjëherë propozimi për 15 deputetë”, u shpreh Caka në një lidhje me Skype në studion e lajmeve të Vizion Plus.

Caka tha se ka pasur një plan të mirëmenduar për të sulmuar e më pas izoluar LSI-në, dhe për këtë, PD ka pasur aleancë Edi Ramën.

“Ndoshta ne gabuam që kemi dashur të bëjmë më shumë protagonist se ç’ duhet PD dhe Bashën. Është ky pazar i pisët mes Bashës dhe Ramës që për të mminimizuar LSI mundësisht të izolohej. Ndoshta duhet ta kishim lexuar me më shumë serozitet, është një gabim i yni, por iu futëm këtij raporti me një ideologji të qartë me disa parime dhe e gjykonim si një tentativë për të përçarë opozitën. Ne si LSI kemi 0 pengje lidhur me bashkëpunim tonë mePD. I kemi qendruar çdo kauze për të bërë Bashën kryeministër kshuqë s’ mund të na bëjnë pis” tha Caka.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy