Sektori më i rëndësishëm i ekonomisë, bujqësia, për vitin që vjen është më pak i financuar se ky vit që po mbyllim. Nga skema direkte që financohen fermerët janë parashikuar 3.3 mld lekë nga 5.2 në 2023.

 

Por ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, duke raportuar në komision tha se do të rishikohet skema e mbështetjes për fermerët. Rishikimi do të bëhet në 6-mujorin e parë të 2024 dhe skema e  do të jetë e qëndrueshme për të paktën 3 deri në 5 vite.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

6-mujori e parë të vitit që vjen ne do të prezantojmë një skemë, e cila do të jetë edhe më e qëndrueshme. Të paktën të jetë rezistente për 3-5 vite. Brenda këtij harku kohorë ne do të kërkojmë fonde gati trefish më shumë, – tha Anila Denaj.

 

Rishikimi i skemës vjen në një moment kur Bashkimi Europian ka pezulluar  deri në verifikimin e plotë të fondeve të programit “IPARD 2”, që i vijnë në ndihmë fermerëve shqiptarë për shkak të dyshimeve për abuzim. Është kjo arsyeja pse fondet për bujqësinë janë më të ulëta në parashikim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ne do të kërkojmë, pas prezantimit të skemës, një buxhet që të arrijë në 8.6 deri në 9 mld lekë, pasi në këtë mënyrë do të mund të mbulojmë nevojat e fermerëve. Pra jemi në një fazë përgatitore, – tha Anila Denaj.

 

Aktualisht mbështeten me fonde, rreth 65 mijë fermerë ose rreth 70% e atyre që janë të regjistruar. Në çdo rast mbështetja që marrin fermerët shqiptarë është më e ulëta në raport dhe me vendet e rajonit.

  

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";