Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri (Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe Drilona Kishta janë personat e vënë nën hetim lidhur me skemën e mashtrimit që përdornin me personat e sëmurë me kancer.

Këta shtetas kanë qenë të punësuar në spitalin shtetëror “Nënë Tereza” si mjekë onkologë  dhe duke përdorur detyrën e vet nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre.

Skandali i zbuluar disa ditë më parë u shoqërua me reagime të forta. Ditën e sotme, kreu i qeverisë, Edi Rama ka mbledhur drejtuesit e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ky është reagimi i parë i Ramës lidhur me skandalin e bluzave të bardha. Kreu i qeverisë foli me tone të ashpra dhe tha se të përdorësh uniformën e bardhë për të nxjerrë  para nga sëmundjet është krim kundër njerëzimit.

Rama: Në një moment shumë të errët që krijoi për të gjithë komunitetin e bluzave të bardha dalja në dritë ë veprimtarisë kriminale të disa individëvë në spitalin Onkologjik mu kujtuan fjalët e njërit prej heronjve të shëndetësisë shqiptare, profesorit Besim Elezi, ditën kur ishim së bashku në hapjen e spitalit ultra modern të sëmundjeve të brendshme: “As në ëndërr nuk e kishim parë dot një spital me këto kushte dhe ky spital nuk ka asgjë më pak se sa spitalet më të mirë të Evropës”. Profesori Elezi dhe vëllezërit e gjeneratës së tij i dhanë jetë një shëndetësie në kushtet më minimale, në një spital që s’kishte më shumë se sa pastërtinë dhe mjetet e spitalit të Mesjetës në Francë, në ato pak qendra të zhvilluara të Evropës asokohe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në këtë territor ku jemi sot mungonte gjithçka nga çfarë kemi sot, por nuk mungonte figura dhe përkushtimi i mjekut. Ndërsa sot, nuk mungon thuajse asgjë nga çfarë nuk kishim dje, por fatkeqësisht, jo gjithnjë, figura dhe përkushtimi i mjekut janë në lartësinë e misionit që nis me betimin e Hipokratit. Të mos jesh në lartësinë e detyrës në shumë profesione të tjera është problem jo i vogël, por të mos jesh në lartësinë e detyrës në profesionin tuaj është më shumë se një problem i madh, është një hall shumë i madh për njeriun kur me mjekun lidhet fati i shëndetit të tij, të kesh marrë diplomën dhe licencën dhe ta përdorësh uniformën më simbolike njësoj si maskat e grabitqarëve të bankave për të nxjerrë para me gjakun dhe ilaçet e të sëmurëve është krim jo vetëm kudnër tyre por kundër gjithë njerëzimit./vizionplus.tv