Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, reagoi në prononcimin e tij pas mbledhjes së qeverisë lidhur me ngjarjen e rëndë të skemës së mashtrimeve në spitalin Onkologjik.
Manja theksoi se ngjarja është e papranueshme dhe çdo mjek i përfshirë do të përballet me ligjin.
Ai theksoi se hetimet lidhur me spitalin “Nënë Tereza”, me fokus tek ‘Onkologjiku’, kanë nisur që në muajin janar dhe ende vazhdon.
Ai theksoi se kjo ngjarje që për të është e neveritshme do të marrë përgjigjen e merituar, teksa theksoi se mjekët e përfshirë nuk mund të njollosin bluzat e bardha që i dedikon me përkushtim profesionit të tyre në shërbim të qytetarëve.
“Ata që veshin bluzën e bardhë nuk mund të njollosin bluzat e bardha të mjekësisë shqiptare që për ccdo ditë i shërbejnë qytetarëve nga veriu në jug. Ne do të ndërmarrin të gjitha at masa që tha kolegia e Shëndetësisë, por më lejoni të them që edhe në nivelin administrativ ka pasur një hetim të filluar për spitalin Onkologjik. Në janar të vitit 2023 është ndërmarrë një hetim administrativ dhe është ndëshkuar një punonjëse dhe është dërguar për ndjekje penale, ndërkohë në periudhën janar – korrik 2023 ka pasur një plan të qartë masash për një hetim administrativ për spitalin “Nënë Tereza”, me fokus Onkologjikun”, tha ai.
Ai theksoi se qeveria mbështet hetimet për të cilat nënvizoi se ende vijojnë.