Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka folur lidhur me skandalin e zbuluar ditnën e djeshme në spitalin Onkologjik. Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Koçiu deklaroi se korrupsioni është vija e kuqe. Ajo bëri me dije se krahas hetimeve që po zhvillon Prokuroria, ka nisur edhe një hetim administrativ.

Koçiu: Situata e djeshme në spitalin Onkologjik solli trazim. Dua ta theksoj dhe një herë për publikun që korrupsioni është vija e kuqe ndarëse mes interesit publik dhe kujtdo që i shkon mendja për të kryer veprime te tilla të turpshme që nuk i përkasin figurës së mjekut dhe inferierit. Ne kemi nisur një hetim, krahas atij që ka nisur Prokuroria të cilën e inkurajoj t’i shkojë deri në fund dhe të dënojë në mënyrë shembullore të gjithë ata që kanë kryer procedura që cenojnë figurën e mjekut. Procedimi dhe hetimi administrativ që ne kemi nisur së bashku me strukturat e brendshme të auditur dhe të korrupsionit do të jetë një hetim që do të trajtojë shumë aspekte çështjet e organizmit dhe punës në këtë shërbim. Është e parpanueshmë dhe e patolerushme që mjeku të trajtojë jetën njerëzore si mall në tregun e shumicës.

Skandali:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe Drilona Kishta janë personat e vënë nën hetim lidhur me skemën e mashtrimit që përdornin me personat e sëmurë me kancer.

Këta shtetas kanë qenë të punësuar në spitalin shtetëror “Nënë Tereza” si mjekë onkologë  dhe duke përdorur detyrën e vet nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre.

Ishte mjeku Edmond Gashi, ai i cili dërgonte pacientët në klinikën e tij private.

Pas hetimit disa mujor u zbulua se në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë hetimit është bërë e mundur që ky burim të zhvendosej dhe të vendosej në dhomën adapte.

Është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash kontrbandë të dyshuara dhe të falsifikuara dhe një shumë lekësh prej 10000 Euro në subjektin farmaceutik “Flori Farma”./vizionplus.tv