Skandali i rrogave/ Reagon Avokati i Popullit: Të hetohet sa më shpejt, ka rrezik tensionesh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Skandali i rrogave/ Reagon Avokati i Popullit: Të hetohet sa më shpejt, ka rrezik tensionesh

Avokati i Popullit ka reaguar pas skandalit të publikimit të një database ku paraqiten të dhëna sensitive të qytetarëve shqiptare, kryesisht të rrogave të secilit prej 680 mijë qytetarëve.

 

Avokati i Popullit që e ka konsideruar këtë si një akt shqetësues që shkel harmoninë sociale dhe krijon tensione.

 

Advertisement

AVOKATI I POPULLIT REAGON MBI PUBLIKIMIN E PAAUTORIZUAR TË TË DHËNAVE SENSITIVE TË QYTETARËVE SHQIPTARË

 

 

Avokati i Popullit e konsideron shqetësues faktin e publikimit e paautorizuar të një baze të dhënash në të cilën ekspozohen detaje mbi pagat e punonjësve shqiptarë si dhe informacione të tjera sensitive.

Advertisement

 

Institucioni i Avokatit të Popullit tërheq vëmendjen për përsëritjen e këtyre publikimeve që cënojnë privacinë dhe të drejtat e qytetarëve duke krijuar një potencial të paidentifikuar tensioni dhe prishjeje të harmonisë sociale.

 

Cënimi i përsëritur i sigurisë së të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë dëshmojnë për nivele me të vërtetë të dyshimta të profesionalizmit dhe seriozitetit nga ana e institucioneve të ngarkuara për ruajtjen dhe menaxhimin e këtyre të dhënave.

Advertisement

 

Avokati i Popullit kërkon hetimin e shpejtë dhe tërësor të kësaj ngjarjeje dhe marrjen e masave urgjente për mbylljen përfundimtare të këtij kapitulli të trishtuar i cili minon besueshmërinë e qytetarëve në organet e administratës dhe institucionet e shtetit shqiptar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy