Dosja e dhunës brenda familjes mbretërore  i ka kaluar Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

Kjo për faktin pasi është kërkuar që AMP të thellojë hetimet si institucion që do të ruajë edhe anonimatin e tyre, kjo për shkak të zhurmës që u krijua në publik pas publikimit të videos.

Këtë të shtunë Princ Leka i shoqëruar nga avokati i tij është paraqitur pranë AMP ku është marrë në pyetje në lidhje me përplasjet fizikes mes tij dhe bashkëshortes Elia Zogu me të cilën janë në process divorci.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë në vijim pritet që hetuesit e AMP të marrin në pyetje edhe Elia Zogun dhe babain e saj Gjergj Zaharia. Ndërkohë AMP do të hetojë për të zbuluar edhe personin i cili shpërndau videon e sherrit në media.

Më 7 mars Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhra mbrojtje për çiftin në proces divorci, Elia Zaharia dhe Princ Leka.

Seanca u mbajt paradite ku ishte e pranishme dhe vetë Elia Zaharia. Ndërsa Leka Zogu ll nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokati i tij.

Në seancë u shqyrtuan 3 kërkesa për urdhër mbrojtje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të kësaj të fundit Gjergj Zaharisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për dy të parët kërkesat u aprovuan nga togat e zeza dhe nga 7 marsi për Lekë Zogun ll dhe bashkëshorten e tij me të cilën ndodhet në proces divorci Elia Zaharia urdhërohet mbrojtja e menjëhershme. Ndërsa nuk është pranuar kërkesa e Gjergj Zaharisë.

Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëri-tjetri. Ndërkohë Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias por të dados.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”. Gjithashtu po kryhen hetimet për të zbuluar se kush e nxorri videon në media./vizionplus.tv

/vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";