Pas publikimit te listes me te dhenat per pagat reagon qeveria.
Ne nje postim ne twitter zedhenesi i qeverise, Endri Fuga, shkruan se ministria e Financave dhe Ekonomise po e ndjek me shqetesim kete ngjarje.
Sipas Fugës, analizat paraprake tregojne se nuk ka ndodhur asnje eksport dixhital i databazes se pagave per periduhen janar- prill 2021.
Dokumenti thuhet ne reagimin e zedhenesit te qeverise ka nje numer te ndryshem nga personat e deklaruar dhe eshte bashkim i disa copezave te ndryshme dhe nuk permban te dhenen zyrtare, “Emri i plote”.
Ne reagim behet e ditur se ministria e financave dhe ekonomise po pergatit denoncimin zyrtar per prokurorine, ne kerkim te zbardhjes se kesaj nderhyrjeje kriminale ne databazen e pagave te qytetareve te republikes se Shqiperise.