Pas skandalit të publikimit të pagave dhe targave të më shumë se 600 mijë shqiptarëve, kanë nisur dorëheqjet.
Mësohet se ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra Drejtori i Sistemit Informativ të Tatimeve Ervin Muça. Dorëheqja e tij vjen pas publikimit të pagave të shqiptarëve për muajin maj dhe prill të vitit 2021, si dhe numrat e telefonit apo targat e makinave.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Ndërkohë, pas skandalit me publikimin e të dhënave personale të qytetarëve, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet, ku mëngjesin e sotëm ka marrë në pyetje 14 ekspertë IT të Tatimeve, ISSH dhe AKSHI-t, si dhe ka kryer një inspektim të kompjuterëve.