Skandali i pagave/ Prokuroria merr në pyetje 14 ekspertë IT të Tatimeve, ISSH dhe AKSHI-t

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Skandali i pagave/ Prokuroria merr në pyetje 14 ekspertë IT të Tatimeve, ISSH dhe AKSHI-t

Prej disa ditësh po qarkullon me bujë skandali i publikimit të pagave të mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë.

 

Prokuroria e Tiranës ka nisur lëvizjet për të zbuluar kush fshihet pas këtij skandali. Ditën e sotme, Prokuroria ka marrë në pyetje disa ekspertë të IT në Drejtorinë e Tatimeve dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

 

Advertisement

Në pyetje nga organi i Akuzës janë marrë edhe ekspertë në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Mësohet se deri më tani janë pyetur nga Prokuroria 14 ekspertë IT, të cilët kanë pasur akses në serverin e pagave të qytetarëve.

 

Ndërkohë, përveç pyetjes së ekspertëve, Prokuroria po kryen ekspertim edhe te kompjuterët e specialistëve të Tatimeve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy