Skandal në Divjakë/ I vihet flaka Parkut Kombëtar, zjarri shuhet me shumë vështirësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Skandal në Divjakë/ I vihet flaka Parkut Kombëtar, zjarri shuhet me shumë vështirësi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e të premten në zonën e Parkut Kombëtar të Divjakes.

Një zjarr i konsiderueshëm ka dëmtuar një hapësire të konsiderueshme të Parkut Kombëtar. Ndërhyrja e Administratës së Zonës së Mbrojtur dhe vecanërisht e zjarrëfikësve ndonëse në një terren te vështirë ka bërë të mundur izolimin dhe pastaj shuarjen e flakeve. Kreu i Bashkisë Fredi Kokoneshi shkroi në facebook se zjarri është vënë nga njerëz të papërgjegjeshëm.

Ndërkohë deputeti I zonës Erjon Brace bëri public edhe bilancin e zjarrit të rënë në brendësi të Parkut.

 

Advertisement

Sipërfaqja e djegur 1 ha,

nga kjo sipërfaqe:

– janë djegur 30 pisha në masën

30 – 40 %,

Advertisement

– janë djegur bimësi e egër gati 30 %,

– pjesa më madhe janë djegur shkurre dhe zhuka.

 

Brace shkoi më tej teksa tha se do të kerkoj prishjen e kontrates me një Shoqëri e cila ka kontratën për të shfrytëzuar këtë pjesë të Parkut pasi ka shfaqur sipas tij, mungese totale përgjegjëshmërie.

Advertisement

 

Zjarri ka rene ne nje zone qe eshte leshuar me kontrate tek nje shoqeri qe as eshte ne gjendje ta mbroje, as eshte ne gjendje te nderhyje dhe as ka mjete per tju pergjigjur nje rreziku kaq te madh qe shumefishohet dhe rrezikon gjithe parkun!Do kerkoj me force qe kjo kontrate te prishet nisur nga kjo ngjarje dhe mungesa totale e pergjegjshmerise se kesaj shoqerie!

 

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy