Një djalë i ri është shoqëruar nga efektivët e policisë, ende pa nisur protesta.
I riu, i cili prezantohet si Nexhip Kastrati tha për mediat se nuk ka bërë asgjë dhe se ndalimi nga uniformat blu është jo i drejtë.
“Ju lutem më ndihmoni. S’kam bërë asnjë gjë, quhem Nexhip Kastrati, s’kam bërë asgjë”, dëgjohet të thotë i riu, i cili shihet teksa merret nga punonjës civilë të policisë.
Advertisement