Policia Kufitare e Vlorës i vjen në ndihmë një mjeti detar tip Skaf i cili rrezikohej të mbytej.
Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të shtune në zonën e Karaburunit në afërsi të gjirit të Shën Vasilit.
Advertisement
Në skaf kanë qenë shtatë persona, pesë të rritur dhe dy fëmijë.
Ndërkohë që mjeti po mbushej me ujë dhe rrezikohej të mbytej, skafisti është afruar në breg ku ka mundur të shpëtojë pushuesit.
Advertisement
Policia Kufitare ka mbërritur në vendngjarje dhe ka marrë shtatë pushuesit, që u shpëtuan pa asnjë dëmtim.